Çfarë është google blogger


   Çfarë është Blogger?

 Platëforma për krijimin e blogeve mbeshtetur nga Google.


Blogger.com është platformë falas në pronësi të Google, platformë  e krijuar e gatshme   qe ofrohet për përdoruesit "shfrytëzuesit e internetit" për të ndërtuar  bloget e tyre , ku mund të ndajnë gjithçka që deshirojnë. Mund të jetë një blog personal ose një blog profesional për një temë të veçantë. Blogger, i cili nënkupton këtë  :  "Web Logger", është rritur në popullaritet  gjatë  viteve të fundit.

Pra Blogger është planifikuar për tu përdorur si platformë e gatshme për krijimin e blogeve falas. Është platformë e ndërtuar nga "Pyra Labs "qe me pas u ble nga  Google dhe më pas u zhvillua dhe u avancua si platformë  , blogger  është në pronësi të kompanisë Google.
Ndërsa ju jeni vetëm një përfitues i një ose me shumë blogeve  qe dhurohet nga Google Blogger për palën tjetër , në shfrytëzim të blogut. Google është pronari legjitim i çdo blogi Blogger , ndërsa ju jeni vetëm një përfitues i një ose disa blogeve.

BLOGGER dhuron ëmer falas për ndërtimin e adreses tuaj në internet.
Adresë qe përfshin Url , shembull : theinj3ct0r.blogspot.com.
 Ëmerat për regjistrim duhet të jenë unik dhe të pa regjistruar më parë.

Gjithashtu  Blogger është  një adresë e juaj në internet që përmban Artikujt të cilët  ju i keni  ndarë  në blogun  tuaj blogger/blogspot , shërben  si një ditar  i punës tuaj në internet.
 Për të  marrë  udhëzime për ndërtimin e blogeve blogger thjeshtë  hyr në : https://theinj3ct0r.blogspot.com/2019/08/tutorial-si-te-krijoni-nje-uebsajt-falas.html
  • Google Blogger ofron ëmer domain falas me prapashtesën BLOGSPOT.COM ,çdo domein i regjistruar në BLOGGER   automatikisht merr  një ëmer domain falas dhe  prapashtesa është blogspot.com ( shembull : theinj3ct0r.blogspot.com) 


HISTORIA E BLOGGER

Si erdhi në jetë platforma blogger ?.
Më 23 gusht 1999, Blogger u nis nga "Pyra Labs" , si platformë falas për zhvillimin e blogeve.   Në  shkurt 2003, Pyra Labs u ble nga Google "përfshirë domenin blogger", nën kushte endë të pa zbuluara. Kjo bëri që shumë tipare në Blogger.com të jenë të lira. Por nuk është vetëm kjo Google ka quar përpara zhvillimin e blogger/blogspot.
Pasi Google bleu Picasa , kjo bëri qe blogeret të kenë mundësinë të postojnë foto në bloget e tyre të mbeshtetura ne Blogger të Google.



Perfitimet nga Blogger , 

Perfitimet nga Blogger mund të jenë të shumta dhe të ndryshme, por asgjë nuk është e garantuar dhe  nuk është fare e lehtë për të marrë fitime të parave $$$ , duhet punuar me intensitetin të lartë për të fituar një audiencë të gjerë vizitorësh në blogun tuaj , qe te filloni hapat  e parë për t'u drejtuar tek të ardhurat " monedha".
Nese jeni fillostarë në blogim , dhe me ambicje për të korrur të ardhurat nga blogi i juaj , duhet të bëni durim.
Pse të bëni durim? Ka 3 arsye :
1 Krijimin e besushmërisë për blogun tuaj.
2 Të ndërtoni një blog me shume artikuj unik "tutoriale të shkruajtura mirë", të orejntuara në niche të caktuar.
3 Të sjellni trafik sa më të madh në blogun tuaj, të kembeni link me faqe tjera , të mbani çdo ditë të freskët blogun tuaj duke shtuar postime ditë pas dite.
Blogger , gjithashtu mbështet disa menyra te fitimit të parave online. Ju mundëson të shkëmbeni reklama të ndryshme " Baner , POP UP " çe paguajnë për vizitorë dhe klikime mbi reklamat e vendosura në blog.
Blogger mbeshtet të ardhurat Google Adsense , por politika Adsense është  e limituar vetem në  disa gjuhë të botës dhe nuk lejohen postime copy paste.
Nese ju jeni bloger me ambicje Google Adsense atëherë , blogi duhet ti ketë artikujt unik dhe në njerën nga gjuhët qe mbeshtetura nga Adsense. Për të kuptuar  se cilat gjuhë  mbështet  adsense atëherë   shkoni këtu :https://support.google.com/adsense/answer/9727?hl=en
  
STATISTIKAT E BLOGGER.

BLOGGER , qëndron si platformë numër dy në botë për krijimin e blogeve , pas platformës  wordpress që është më i integruar dhe ofron më shumë mundësi për të menaxhuar , shtuar shtojca qe është softvar me burim kodi të hapur " open source".
Blogger ofron vizitorë të pa fund dhe 99% është up-time ose qëndron online edhe kur numëri i vizitorëve është i madh ose i mbingarkuar. Për dallim me paketat falas qe ofrohen për krijimin e blogeve , Blogger dominon 100% si me i sigurt dhe më i qendrushem.



 NDERTIMI TEMPLATE LAYOUTS.

Në Blogger, ka një numër modelesh të paravendosur në sirtar të blogger, si dhe mijëra të tjerë në dispozicion nga çdo numër faqesh në internet. Thjesht mund ta shkarkoni modelin dhe ta ngarkoni në blogun tuaj Blogger. Ndryshimi i ngjyrave mund të bëhet duke redaktuar kodimin e HTML dhe CSS. Bëni faqen tuaj në internet edhe për sa i përket mënyrës se si duket.
Gjithashtu ju mundëson të integroni templates të koduara nga ju , ju mundëson të editoni dhe përmisoni paraqitjen e pamjes së bloggut t'uaj.



RREZIQET.


Pse është e rrezikshme të ndërtoni blogun tuaj në Blogger/Blogspot?
Si çdo platformë për krijimin e blogeve falas bart me vete rrezikun e ndërprerjes së shërbimit falas qe ofrojnë kompanitë e hostingu-të mbeshtetura  ne ndërtimin e blogeve falas.
Çdo paket e ofruar falas është e pa sigurt dhe mund të ndërprehet pa asnjë paralajmërim dhe ju mund ta humbisni blogun tuaj, dhe artikujt qe zotëroni në një blog të ndërtuar falas.
Ndërsa Google Blogger krahasuar me paketat falas host qe ofrohen në internet është më e sigurta dhe me fleksibile. Është e rekomanduar për Bloggert dhe bizneset fillestare.

Siguria  në blogger/blogspot 

SIGURIA , siguria në Blogger krahasuar me çdo platformë për krijimin e blogeve ne internet  është  në përgjithësi maksimalisht më e  mbrojtur  nga sulmet "hack" , dhe mbahet gjithmonë e sigurt nga updatet e Google Blogger.
  • Është 99% me e sigurtë se çdo platformë tjetër qe ofrohen me open source " burim të hapur" CMS script.
Country Specific URL.
Blogger ka integruar për  të gjitha bloget e tij me adresat e URL-ve specifike të përdoruesit, shembull. "Theinj3ct0r.blogspot.com" automatikisht do të ridrejtohet tek theinj3ct0r.blogspot.de në Gjermani, theinj3ct0r.blogspot.us në SHBA
, theinj3ctr0r.blogspot.al në Shqipëri.

  • Blogspot riderekti  i domenit  .com vlen për të gjitha vendet e botës , por pse ju shfaqen url-et të cilat përfindojn me ( blogspot.de , blogspot.al ose tjetër url psh. US) kjo është për vendin qe ju jeni kyqur në internet. Në se ju jeni kyqur në internet nga Shqipëria ateher blogger ( blogspot ju ofron ketë redirekt blogspot.al ) qe tregon domenin al contry shqipëria.

Vërejtje : domein me specifikimet country's nuk vlen për të gjitha shtetet , dhe kjo është shkelje e qellimshme nga GOOGLE, Sepse favorizon disa shtete.
 Nese ju jeni nga Kosova atëherë ju do të shihni vetem blogspot.com , dhe jo blogspot.xk  , pra Google demton me qëllim disa shtete dhe favorizon disa tjera.


Blogger në Pajisjet Celulare

Blogger ka lançuar gjithashtu aplikacione për celular për përdoruesit me pajisje mobile. Sot pothuajse secili shfrytëzues i internetit është i kyçur në internet me paisjet mobile " telefona të mençur " dhe Google ka integruar BLOGGER-IN ti përgjigjet me lehtësi përdoruesve të telefonave të mençur ,  Ju mund të redaktoni ose postoni artikuj në blogun tuaj direkt nga celularët tuaj. Jo vetëm pajisjet e përparuara mobile, siç janë telefonat inteligjentë, janë konsideruar, pasi përdoruesit gjithashtu mund të postojnë bloge përmes telefonave celularë tradicionale me SMS dhe MMS.
Pra Google ka quar para projektin e sajë Blogger që t'i përgjigjet çdo pajisje me lehtësi dhe të menaxhohet lehtë.


Integrimi i llogarive të shumëfishta



  • Blogger e lehtëson shikimin e të gjithë blogeve të tua përmes një veçori të tabelave që lidhen drejtpërdrejt me hyrjen tënde të Google Gmail. Kur të identifikoheni, të gjithë bloget tuaja do të shfaqen, me opsione me një klik për të postuar, modifikuar ose ndryshuar postimet. Numri i blogeve dhe llogarive të disponueshme është gati i pafund dhe e bën blogging në tema të shumta, më lehtë se kurrë. Ju mund të regjistroni 100 bloge Blogger nga një llogari e vetme.


Blogger , lejon të postoni permbajtje në secilën gjuhë që flitet  në botë.



Humbja e llogarive Blogger.

Blogger ka specifikuar disa politika të cilat duhet zbatuar për të parandaluar abuzimet dhe keqpërdorimin e shërbimit blogger. Nese ju nuk i përmbaheni politikave të blogger ju mund ta humbisni blogun tuaj pa asnjë paralajmërim paraprake. 
 Gjithashtu blogger ju ofron përdoruesit të tij ti fshijnë bloget e tyre perfundimisht , por nuk është vetëm kjo blogger lejon të ndryshoni url-n e blogut tuaj . Ju fare lehtë mund ta ndryshoni emrin e blogut tuaj.


BLOGGER , Hapësira.

Më në fund, do të thoja Blogger është platforma më e mirë për këdo që po fillon blogun e tij të parë. Shkoni për Blogger nëse jeni serioz në lidhje me Blogging dhe nuk dëshironi të punësoni një ekspert për të hartuar blogun tuaj dhe të bëni rregullime të rregullta. Shtë falas, i lehtë për t’u përdorur, i shpejtë për tu filluar, ofron hosting hapësirë të pakufizuar pritjeje.
Dhe mbi te gjitha është fleksibël , për dallim me platformat tjera qëndron i sigurt dhe i lehtë për tu menaxhuar.



SEO BLOGGER ,

Blogger, është një ndër platformat me unike dhe me e integruar për dallim nga platformat qe janë integruar në blog , ose instaluar. Sa  i përket SEO , Search Engine optimization , BLOGGER do të thoja se qëndron më mirë dhe me lart krahasuar me platformat tjera për krijimin e blogeve. Blogger qe kan ndertuar Blogget e tyre në Blogger , radhiten me lehtësi në motorët e kërkimit të Google. Ju nuk duhet të shtoni asnje shtojce ose kod, për indeksuar blogin tuaj blogger në Google, pasi kjo gjë është automatikisht e indeksuar nga Google Blogger. Në çdo postim të bër në blogun tuaj , ju jeni indeksuar automatikisht ne motorët e kërkimit të Google. Platëformat tjera qe janë të integruara për krijimin e blogeve , për ti indeksuar në motorët e kërkimit duhet te shtojmë shtojca "plugins dhe kode " për ti optimizuar në motorët e kërkimit.



  • Për çdo editim ose përmisim të artikullit me lart na shkruani në formë komenti dhe në email adresën tonë. Smarttlc4u@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

How to Recover Deleted Photos From iTunes Backup?

How to Verification Facebook Domain.

How to unblock Domain / Website URL on Facebook!